RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Drejtësi për çlirimtarët”, më 17 tetor do të mbahet protestë në Tiranë
🇽🇰 Kosova

“Drejtësi për çlirimtarët”, më 17 tetor do të mbahet protestë në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se më 17 tetor, nga ora 17:00, do të mbahet protestë paqësore në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, me mesazhin: “Drejtësi për çlirimtarët, k

nga Gentrita Xhemajli29 shtator 202529 shtator 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se më 17 tetor, nga ora 17:00, do të mbahet protestë paqësore në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, me mesazhin: “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”.

Këtë e bërë të ditur kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, në konferencë për media sot në Tiranë.

“Pas protestave të mbajtura në Prishtinë dhe në Hagë, kemi vendosur që protestën e radhës ta organizojnë në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.Arsyjet janë të qarta. Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, pas protestave të mbajtura në Prishtinë e Holandë, kanë vendosur që protestën e radhës ta organizojnë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë”, tha ai.

Gucati tha se arsyjet për organizimin e kësaj proteste janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik.

“Arsyjet janë të qarta dhe tashmë të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohen në Gjykatën Speciale kundër ish krerëve të UÇK-së”, deklaroi ai.

Kreu i OVL të UÇK-së ka shprehur mirënjohje qeverisë së shtetit shqiptar, për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështjeje madhore kombëtare.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë dhe i qartë: drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë që po u bëhet atyre. Prandaj sot, nga kjo tryezë, iu drejtohemi të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë, partive politike shqiptare, sidomos në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni: bashkohuni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Kjo nuk është çështje e disa individëve, por çështje dinjiteti, sakrifice dhe e së vërtetës sonë historike. Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për t’iu kundërvënë padrejtësisë. Ju mirëpresim të gjithëve në Tiranë”, tha Gucati. /21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

31 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë