RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Drejtësia do të triumfojë”, Lladrovci takoi Thaçin dhe Veselin në Hagë
🇽🇰 Kosova

“Drejtësia do të triumfojë”, Lladrovci takoi Thaçin dhe Veselin në Hagë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka vizituar në Hagë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Lladrovci ka përshkruar takimin me

nga B.K1 maj 20231 maj 2023

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka vizituar në Hagë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Lladrovci ka përshkruar takimin me shumë emocione, siç ka theksuar ai në fillim të takimit nuk ka ditur as nga t’ia filloi.

Lladrovci pas takimit me ish-krerët e UÇK-së ka thënë se drejtësia do të triumfojë.

“Njohja ime me ish presidentin, kryeministrin, Drejtorin e Drejtorisë politike të UÇK-së, është shumë e hershme. Aq e hershme sa në fillim të takimit, nuk e dija as nga t’ia filloja. Mall i fuqishëm sa fryma më zihej dhe tërë një jetë më doli përpara. Më dolën përpara shokët që më nuk i kemi, shokët që e bënë historinë. Pastaj, u ktheva në realitet, kjo barrë e pashembullt që i është ngarkuar heronjve tanë të luftës dhe paqes është edhe një betejë që do ta bëjnë për Kosovën, edhe një betejë për kombin. Gjatë kohës sa qëndrova me Hashimin, pata rastin t’i them se shpirti po na digjet për ta, ndjenjat po na vlojnë, por, kemi besim se gjithçka do të jetë në rregull dhe drejtësia do të triumfojë. Shoku im Hashimi, ishte sikur i ditëve të para të njohjes tonë, plotë energji, besim në veten dhe kauzën që përfaqëson, kauzën e drejtë të cilën ia ngarkoi historia – mbrojtjen e popullit të tij dhe shtetit që u krijua nga sakrifica mbinjerëzore e atdhetarëve dhe bota demokratike, në krye me NATO-n. Edhe një herë ia hoqi retë e zeza Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai e ka përshkruar të vështirë edhe takimin me Kadri Veselin.

“Ta kesh shok e mik Kadri Veselin, është bekim. Takimi ishte i vështirë, sepse, me jetën e tij dhe atdhetarizmin e kulluar, nuk e ka merituar as një minutë të jetë i penguar për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Si çdo herë, Kadriu flet me zemër, me plotë besim në rrjedhën e ngjarjeve të mira për Kosovën dhe popullin e saj, sepse, ne ishim në anën e duhur të historisë, ishim të brumosur me ndjenjat më humane përballë okupimit që domosdo duhej ndërprerë, me çdo çmim. Takimi tre orësh, kaluan si tre minuta. Ishte e pabesueshme se sa lehtë Kadriu e interpreton të tashmen dhe të ardhmen tonë euro-atlantike, vlerat e shtetit tonë, të njerëzve tonë, durimin e tij dhe heroizmin e paparë që e cilëson çdo popull fisnik – sakrificën. Ndarja ishte e rëndë, plumb, megjithatë, liria e shpirtit të tij është e pacenueshme, e ngjashme sikur e të gjithë atdhetarëve tanë, të cilët ishin në gjendje të japin gjithçka për lirinë e Kosovës. Kosova kurrë nuk do të mbetet pa histori!”, ka shkruar tutje Lladrovci.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

12 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë