Dua Lipa fiton çmimin këngëtarja më e mirë britanike
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka fituar çmimin si artistja më e mirë britanike në “Brit Awards”. Dua ishte ndër muzikantët e parë që nisi ceremoninë duke performuar në “Brit Awards”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka fituar çmimin si artistja më e mirë britanike në “Brit Awards”. Dua ishte ndër muzikantët e parë që nisi ceremoninë duke performuar në “Brit Awards”disa nga hitet e saj.
“Faleminderit shumë. Është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka thënë ajo duke falënderuar familjen e saj dhe ekipin që ka punuar bashkë me të.
Kujtojmë se, Dua është nominuar në tre kategori në “Brit Awards 2021./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë





