
E goditi rrufeja teksa ruante bagëtitë, humb jetën çobani
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë mëngjes në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja. Sipas informacioneve paraprake, rreth or
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë mëngjes në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00, shtetasi L. Ç., i cili punonte si çoban, u godit nga rrufeja teksa ndodhej në zonën malore duke ruajtur bagëtitë.
Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend. Nga goditja e rrufesë kanë ngordhur gjithashtu rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje fatkeqe./vizionplus.tv

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






