Edhe dy të ftuar nga Gjykata Speciale
Afrim Basha dhe Faik Zogaj të ftuarit e radhës Gjykata Speciale ka ftuar edhe dy ish pjesëtarë të UÇK-së. Është fjala për Afrim Bashën nga Suhareka dhe Faik Zoga, i cili është ftuar sot në mëngjes. La
Afrim Basha dhe Faik Zogaj të ftuarit e radhës
Gjykata Speciale ka ftuar edhe dy ish pjesëtarë të UÇK-së. Është fjala për Afrim Bashën nga Suhareka dhe Faik Zoga, i cili është ftuar sot në mëngjes.
Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai është shprehur i bindur se të ftuarit do të dalin faqebardhë.
Mbi 250 persona, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Madje janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





