Ekipi negociator pritet ta votojë platformën për dialogun
Takimi i radhës i ekipit negociator Ekipi negociator sot është paraparë të mbaj takimin e radhës, në të cilin pritet ta miratojë platformën për dialogun me Serbinë. Ekipi negociator tanimë ka përfundu
Takimi i radhës i ekipit negociator
Ekipi negociator sot është paraparë të mbaj takimin e radhës, në të cilin pritet ta miratojë platformën për dialogun me Serbinë. Ekipi negociator tanimë ka përfunduar hartimin e platformës për dialogun, ndërkohë pas miratimit, do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, ka thënë se krerët e shtetit do të kenë kohën e nevojshme për të dhënë komentet e tyre.
“Delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe komentet dhe më pas e voton platformën që do ta dërgojë në Kuvend”, ka thënë ai.
Limaj po ashtu ka thënë se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





