
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Sot, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka b
Sot, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Zvicrane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se i dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësis policore nga rajoni kompetent, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






