Faturat e energjisë elektrike deri në maj vijnë më lirë
Faturat e energjisë elektrike deri në muaj maj do të vijnë më lirë, dhe kjo është bërë në bazë të ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kështu bëhet e ditur nga njoftimit i KEDS. “Pra, mjetet do të derdh
Faturat e energjisë elektrike deri në muaj maj do të vijnë më lirë, dhe kjo është bërë në bazë të ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kështu bëhet e ditur nga njoftimit i KEDS.
“Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve.Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj.Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.”, thuhet në njoftim
Bëhet e ditur se Ekspertët e KESCO-s kanë bërpërgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë .
“Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura.Cmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.”, përfundon njoftimi./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






