RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

FBK merr vendim, ja ku do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Norvegji

Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë mbajtur sot një mbledhje e cila kishte për qëllim përmbledhjen e vitit 2021. Po ashtu, temë diskutimi e mbledhjes së sotme të FBK-së ishin edhe

nga Miranda Beqaj24 dhjetor 202124 dhjetor 2021

Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë mbajtur sot një mbledhje e cila kishte për qëllim përmbledhjen e vitit 2021.
Po ashtu, temë diskutimi e mbledhjes së sotme të FBK-së ishin edhe projektet e vitit të ardhshëm, ndërsa u miratuan edhe disa vendime.
Ndër vendimet e miratuara nga FBK ishte edhe ai që ndeshja mes Kosovës dhe Norvegjisë të zhvendoset në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndeshje kjo e vlefshme për parakualifikime drejt FIBA Eurobasket 2025.
Ndërkaq, FBK vendosi që të hap konkursin për organizimin e “FINAL 8” Kupës së Kosovës 2022 që mbahet prej 3 deri më 13 Janar 2022.
Të gjitha vendimet e marra nga Federata e Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e sotme i gjeni më poshtë.
1.E ka riemëruar për një mandat shtesë (4 vjeçar) Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.
2. E ka miratuar Raportin e Punës për ecurinë e implementimit të Planit Strategjik të FBK-së (2021-2025) për nëntë mujorin e parë të vitit 2021.
3. I ka miratuar propozim ndryshimet në Statutin e FBK-së (përfshirjen e SPOC personit në Statut me kërkesë të FIBA-s).
4. Ka vendosur të hap konkursin për organizimin e FINAL 8 Kupës së Kosovës 2022 prej 3 deri më 13 Janar 2022.
5. E ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2021.
6. E ka miratuar Planin e Veprimit 2022.
7. E ka miratuar Planin e Marketingut 2022.
8. E ka miratuar Planin Financiar 2022.
9. Ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

18 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

39 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

53 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë