RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Fëmija vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe
🌍 Bota

Fëmija vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe

“Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”. Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të gjetur pa jetë brenda makinës së tij gjatë marrjes në pyetje të kryer par

nga B.K9 qershor 20239 qershor 2023

“Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”. Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të gjetur pa jetë brenda makinës së tij gjatë marrjes në pyetje të kryer para hetuesve. Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinieri 45-vjeçar italian është nën hetim për braktisje të të miturve.

Vajza 14-muajshe u gjet dje e pajetë në sediljen e pasme të një makine në zonën Cecchignola të Romës, e harruar nga babai i saj, i cili duhej ta çonte në çerdhe.

Sipas hetuesve, babai i saj kishte harruar ta çonte në çerdhen e fëmijëve që ndodhet disa dhjetëra metra larg zyrës së tij. Makina është e sekuestruar, ndërkohë që hetuesit do të duhet të kryejnë një sërë kontrollesh në mjet për të sqaruar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Mëngjesin e djeshëm, sipas rikonstruksioneve të para të asaj që ndodhi, babai i foshnjës, një karabinier në detyrë në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, duhet ta kishte shoqëruar vajzën e tij në çerdhe, ndërsa nëna duhet ta kishte marrë përsëri pasdite. Por pas mbërritjes së gruas, edukatoret i shpjeguan se vajza e saj nuk kishte ardhur kurrë në shkollë. Kur gruaja pa makinën e burrit të saj me foshnjën brenda, u frikësua dhe e ndihmuar nga një kalimtar vendosi të thyente xhamin në përpjekje për të nxjerrë foshnjën e gjallë, por fatkeqësisht ishte e kotë.

Ajo që ndodhi në Romë është një tjetër tragjedi e të ashtuquajturës ‘sindroma e foshnjës së harruar’. Një nga rastet e fundit në Itali daton në vitin 2019, kur në Katania babai i një djali dy vjeçar e la të birin në makinë për pesë orë në diell. Sërish prindi po e çonte fëmijën në çerdhe. Babai kujtoi djalin e tij të vogël të mbetur në makinë vetëm kur gruaja e tij e telefonoi, pasi shkoi në çerdhe për të marrë foshnjën. Burri nxitoi në parking duke gjetur djalin e vogël të pajetë, e dërgoi menjëherë në urgjencën e Poliklinikës, por edhe në atë rast mjekët nuk mundën më të bënin asgjë për ta risjellë në jetë.

Sipas të dhënave të ekspertëve, “Sindroma e Fëmijës së Harruar” ka shkaktuar vdekjen e 11 fëmijëve në Itali që nga viti 1998.

Në vitin 2019 parlamenti italian miratoi dekretin për detyrimin e sediljeve kundër braktisjes në makinë, pra të pajisura me alarm akustik për të kujtuar praninë e fëmijës në makinë. Pajisjet, përveç alarmit vizual dhe zanor, mund të lidhen edhe me telefonat inteligjentë të prindërve përmes aplikacioneve speciale./A2

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

9 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

12 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

20 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

41 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë