RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Fëmijët “shënjestër” e virusit Delta në Maqedoninë e Veriut

Javën e kaluar numri i fëmijëve pozitivë me Covid-19 te grupmosha 0-9 vjeç është rritur për 50% në Maqedoninë e Veriut. Për një javë janë infektuar gjithsej 143 fëmijë të kësaj moshe informojnë nga In

nga Venera Grabanica22 shtator 202122 shtator 2021

Javën e kaluar numri i fëmijëve pozitivë me Covid-19 te grupmosha 0-9 vjeç është rritur për 50% në Maqedoninë e Veriut. Për një javë janë infektuar gjithsej 143 fëmijë të kësaj moshe informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Mjeku Agron Palloshi konfirmon se informacionin duke shtuar se fëmijë nuk janë më imunë ndaj virusit korona, e kjo sipas tij është rezultat i variantit Delta, i cili nuk i kursen fëmijët dhe përhapet shumë më shpejtë.
“Prej paraqitjes së variantit Delta të Covid-19 është rritur dukshëm numri i fëmijëve të infektuar për dallim prej fillimeve, prej variantit të parë kur ishin të vogla numrat e fëmijëve pozitivë. Kjo ka të bëj më shumë me ngjitshmërinë e këtij lloji. Dua të them se gjithsesi simptomat janë më të lehta te fëmijët, edhe pasojat janë më të lehta edhe pse raportohen te një numër i vogël i fëmijë komplikime multisistemike”, tha Palloshi.
Mjeku Palloshi shkollat nuk i sheh si objekte të përhapjes së shpejt të virusit, po gjithsesi ai thotë se nxënësit e ciklit të ulët janë të vegjël për t’ju përmbajtur protokolleve. Në pyetjen se a janë përgjegjës prindërit për infeksionet e fëmijëve, mjeku thotë se edhe prindërit mund t’i infektojnë fëmijët, si dhe anasjelltas.
“Edhe fëmija është bartës potencial i virusit te familjet që nuk janë të imunizuara apo nuk e kanë kaluar virusin”, shtoi më tej ai.
Javën e kaluar ka pasur një rënie të numrit të personave të infektuar te të gjitha grupmoshat, përveçse te grupmoshave nga 0-9 vjeç dhe te grupmoshat nga 10-19 ku ka një rritje prej 8.2% thuhet në raportin e ISHP-së. Përndryshe në spitalin e fëmijëve “Kozle” po trajtohen rreth 20 pacientë të vegjës pozitiv me virusin korona, 4 prej të cilëve janë me terapi oksigjeni, por përgjithësisht gjendja e tyre është stabile./TV21

LAJMI TJETËR →
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Lexo edhe

Sport

​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

12 min më parë
Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

38 min më parë
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

4 orë më parë