“Fëmijëve në Ukrainë u mohohet fëmijëria e tyre”
Fëmijëve në Ukrainë u mohohet fëmijëria e tyre, thotë një përfaqësues nga agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef. Joe English, i cili ndodhet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, i tha BBC-së se Unic
Fëmijëve në Ukrainë u mohohet fëmijëria e tyre, thotë një përfaqësues nga agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef.
Joe English, i cili ndodhet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, i tha BBC-së se Unicef ka verifikuar vdekjen e 50 fëmijëve që nga lufta e Rusisë.
“Ka të ngjarë që numri i vërtetë të jetë shumë më i lartë”, tha ai.
Më herët, autoritetet ukrainase thanë se të paktën 107 fëmijë ishin vrarë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Me fëmijët që luajnë në një park afër tij në Lviv, English tha se duket sikur “kjo mund të jetë çdo skenë në Evropë apo gjetkë në botë”.
“Por pak më në të djathtë ka një strehë për bomba, dhe kur kemi sirena këtu, këta fëmijë dinë se çfarë të bëjnë. Ata e dinë se është koha për të lënë gjithçka dhe për të hyrë në këto strehimore. Kjo nuk është një fëmijëri. Ne duhet t’u ofrojmë këtyre fëmijëve paqe dhe një mundësi për të filluar rindërtimin e jetës së tyre.”, shtoi ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






