RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
​Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
💼 Biznes

​Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030

Në kuadër të takimit regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”, për herë të parë në Kosovë është diskutuar për organizimin e tregut dhe organizata prodhuese. Në

nga Kaltrina Berila20 tetor 202320 tetor 2023

Në kuadër të takimit regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”, për herë të parë në Kosovë është diskutuar për organizimin e tregut dhe organizata prodhuese.

Në takimin e fundit rajonal që është mbajtur në Prishtinë është theksuar se deri në vitin 2030 gjithë fermerët duhet të jenë të gatshëm me këtë organizmi dhe me standardet e tregut, pasi që synimi është anëtarësimi në BE.

Udhëheqësi i projekti, Martin Buse ka treguar rëndësinë që ka ligji për organizimin e tregut të produkteve bujqësore në Kosovë.

Buse derisa tha se BE do e mbështet Kosovën në këtë drejtim, shtoi se me të hyrë ligji në fuqi do të rritet edhe fokusi në sektorin e Bujqësisë.

“Aktiviteti kryesor ishte hartimi i një Ligji për organizimin e tregut të produkteve bujqësore në Kosovë. Kjo bazohet në rregulloren e BE-së, të ashtuquajturën Rregullore të CMO-së dhe është një proces i hershëm për Kosovën si në shumë sektorë të tjerë, po ashtu edhe për këtë ligj për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, duke organizuar tregun dhe rritjen e konkurrencës së produkteve të marketingut të vendit, rajonit si dhe në tregun ndërkombëtar për eksportet dhe importet. Pra, ne kemi arritur rezultate të ndryshme, për të hartuar ligjin, i cili është në parlament për lexim të dytë tashmë, shpresojmë të miratohet vitin e ardhshëm. Dhe paralelisht janë hartuar disa udhëzime administrative, të cilat janë termat teknike për aktet nënligjore dhe janë përgatitur dhe do të hyjnë në fuqi, shpresojmë vitin e ardhshëm, sapo të zbatohet ligji. Ligji është mjaft kompakt për të qenë i zbatueshëm, i realizueshëm për kushtet e Kosovës tani për tani. Por, do të rritet, dhe fokusi në këtë është aktualisht fruta-perimet si sektori kryesor në bujqësi për Kosovën. Po, dhe kjo është për atë që kemi bërë kryesisht në lidhje me ligjin, kemi pasur aktivitete të tjera për trajnim, dhe për ngritjen e kapaciteteve për projektin si zakonisht”, theksoi Buse.

Ndërsa, menaxheri vendor i projektit, Alush Sadikaj ka treguar detaje sa i përket standardeve të tregut dhe rëndësinë e projektit.

Sadikaj po ashtu tha se objektivi është që në vitin 2030 të jenë të gatshëm me këtë organizim dhe me standardet e tregut.

“Projekti ka draftuar ligjin për organizimin e produkteve bujqësore nga të cilët derivojnë edhe dy Udhëzime administrative që mbulojnë në fushën e standardeve të tregut dhe organizimin e fermerëve në organizatat prodhuese. Pra, standardet janë një vegël për ngritjen e prodhimtarisë bujqësore në nivel tjetër me kushte më të mira për konsumatorin dhe për tregun e Kosovës. Kurse organizatat prodhuese janë një organizim vullnetar i fermerëve në mënyrë që të ngrisim prodhimtarinë e tyre dhe të jenë të konkurrueshme në treg. Projekti ka përgatitur gjithë dokumentacionin e duhur për këto organizata prodhuese, të cilat duhet të analizohen nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, të promovohen, dhe në mënyrë të tillë fermerët të fillojnë për organizim. Ky është vetëm hapi parë në Kosovë, dhe duhet pak kohë për arritjen e këtyre objektivave. Objektivi është që në vitin 2030 të jemi të gatshëm me këtë organizim dhe me standardet e tregut”, tha Sadikaj.

Se ky projekt është mjaft i rëndësishëm, e thotë edhe fermeri dhe njëherësh zyrtari në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Gani Dobratiqi.

Dobratiqi tha se projektet e tilla janë gjithmonë të mirëseardhura nga fermerët.

“Këto projekte janë të mirëseardhura për çdo fermer, të dinë se duhet të organizohen në mënyrë sa më të mirë. Sepse ne të ardhmen do të anëtarësohemi në BE, dhe ajo kërkon disa kritere që duhet të zbatohen nga fermerët e Kosovës”, tha Dobratiqi.

Në këtë takim morën pjesë udhëheqës të këtij projekti, përfaqësues të Ministrisë Bujqësisë nga komuna të ndryshme të vendit, si dhe fermerë, të cilët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të informohen më shumë rreth projektit.

Ndërkaq, fund takimit është bërë edhe prezantimi i faqes (website) për gjithë fermerët që janë të interesuar rreth projektit.

Përveç Prishtinës dhe Istogut, takime të tilla janë mbajtur edhe në disa komuna tjera të Kosovës.

Organizata e Tregut të Përbashkët (CMO) është shtylla e parë, si pjesë e Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP) në Bashkimin Evropian. CAP u krijuar në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të, si përgjigje ndaj situatës në vende evropiane pas Luftës se Dytë Botërore.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

54 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

54 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë