FFK jep një njoftim për shitjen e biletave të finales së Kupës së Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës sot dha disa informacione për shitjen e bilateve të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës. FF informoi se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita
Federata e Futbollit e Kosovës sot dha disa informacione për shitjen e bilateve të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.
FF informoi se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita dhe KF Llapi 1932, mund të blihen përmes platformës online në këtë: https://kosovo.tm.vivaticket.com/
“Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.”, informoi FFK/21Media
Procedura se si blihet bileta online
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Zgjedhni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Komisioni i bankes është 0.35 euro për gjithë porosinë.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.
Biletat janë të personalizuara.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





