Garat e skijimit “Lod Pekini 2022”, ky është orari i garuesve
Komiteti Olimpik i Kosovës sot e ka bërë të ditur orarin e garuesve nga Kosova në garat e skijimit në “Lod Pekini 2022”. Siç është bërë e ditur, skitari Albin Tahiri do të garojë më 6, 10, 13 dhe 16 s
Komiteti Olimpik i Kosovës sot e ka bërë të ditur orarin e garuesve nga Kosova në garat e skijimit në “Lod Pekini 2022”.
Siç është bërë e ditur, skitari Albin Tahiri do të garojë më 6, 10, 13 dhe 16 shkurt, ndërsa skiatorja, Kiana Kryeziu do të garojë më 7 shkurt.

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në ‘Lojërat Olimpike Dimërore’ Pekini 2022.
Të dy skitarët e skijimit alpin kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues, i cili është mbyllur të dielën.
Tahiri, 32-vjeçar ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e sllallomit, sllallomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit.
Kryeziu, 17-vjeçare është kualifikuar në disiplinën e sllallomit të madh.
Kiana është bërë sportistja e parë femër që do ta përfaqësojë vendin tonë në një Olimpiadë dimërore./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






