RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Gërvalla: Nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe
🇽🇰 Kosova

Gërvalla: Nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe

Kryetarja e partisë Guxo, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, Donika Gërvalla deklaroi se bisedimet me partitë e tjera për koalicion të mundshëm do të zhvillohen pas certifikimit të

nga B G15 qershor 202615 qershor 2026

Kryetarja e partisë Guxo, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, Donika Gërvalla deklaroi se bisedimet me partitë e tjera për koalicion të mundshëm do të zhvillohen pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla është optimiste që vendi nuk do të ballafaqohet përsëri me bllokada për formimin e institucioneve të reja.

Ajo tha se duhet të respektohet mesazhi i qytetarëve.

“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, kur t’i kemi rezultatet e certifikuara do të shohim se cilat janë mundësitë që na ofrohen. Unë shpresoj që nuk do të ballafaqohemi edhe njëherë me bllokadat e pakuptimta dhe me bllokim të institucioneve të shtetit, por siç e keni parë edhe para zgjedhjeve të fundit nuk ka qenë në dorën tonë, sepse ofertat kanë qenë më shumë se gjeneroze, mirëpo janë refuzuar. Shpresoj që mandati i fuqishëm i qytetarëve këtë herë të respektohet”, tha Gërvalla.

Më tej Gërvalla tha se nuk është diskutuar as për vija të kuqe e koalicione.

“Nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe, e as për koalicione të cilat do ti shohim pasi të kemi marrë rezultatin përfundimtarë të certifikuar, me qëllim që ta dimë cili është mesazhi i qytetarëve. Ne përsëri kemi fituar zgjedhjet bindshëm, përsëri kemi më shumë vota se të gjitha partitë shqiptare tjera, prandaj nuk shoh asnjë arsyeje. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e vogël, ky është një mesazh të cilin duhet ta analizojmë dhe kuptojmë drejtë të gjithë ne që jemi aktiv në skenën politike”, tha ajo.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arrit 45.25 për qind ose 339,348 vota (51 mandate).

PDK-ja është renditur e dyta, me 21% ose 151,595 vota (23 mandate).

E treta LDK-ja me 17.19% ose 128,891 vota (19 mandate) dhe AAK e katërta me 6.94% ose 52,086 vota (7 mandate).

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve
Kosova

Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve

10 qershor 2026
Kurti për Die Presse: Zgjedhjet na u imponuan, Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike
Kosova

Kurti për Die Presse: Zgjedhjet na u imponuan, Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike

11 qershor 2026
Numërohen mbi gjysma e votave për deputetë, këta janë kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Kosova

Numërohen mbi gjysma e votave për deputetë, këta janë kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend

9 qershor 2026
Kush janë kandidatët më të votuar në Kosovë pas numërimit të 92% të votave
Kosova

Kush janë kandidatët më të votuar në Kosovë pas numërimit të 92% të votave

11 qershor 2026
Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar
Kosova

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

12 qershor 2026
10 më të votuarit nëpër parti
Lajme

10 më të votuarit nëpër parti

10 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

35 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

35 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

51 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë