RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla: Veriu është pjesë e Kosovës, sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla është pyetur sot nga gazetarët dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për veriun e Kosovës. Gërvalla tha se “Veriu është pjesë e Republikës së Kosovë

nga Kaltrina Berila6 tetor 20236 tetor 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla është pyetur sot nga gazetarët dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për veriun e Kosovës.

Gërvalla tha se “Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Republika e Kosovës është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e njohur nga më shumë se 115 shtete të botës”.

“Sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush. Ne kërkojmë nga Serbia ta njohë realitetin e këtij vendi. Nganjëherë ka deklarata që na habisin shumë. Nuk dua t’i kontribuoj shtimit të keqkuptimeve. Kosova nuk ka asnjë shtet më afër se Shqipërinë. Pavarësisht nga deklaratat publike, vendet tona bashkëpunojnë si kurrë më parë. Të gjithë së bashku duhet të flisnin më pak dhe të shihnin si mund t’i ndihmojnë situatës më shumë”, tha ajo.

Lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë, Gërvalla u shpreh se përfaqësimi do të vendoset nga institucionet.

“Se kush merr pjesë më 16 tetor nuk e vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës. Ne i marrim vetë vendimet tona. Nuk janë vendosur kushte. Kosova merr pjesë në të gjitha forumet ndërkombëtare”, tha Gërvalla.

Po kështu ajo foli dhe për idenë e hedhur shpejt nga kryeministri Rama për një konferencë për Kosovën, teksa theksoi se konferenca paqesh janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan dhe se Kosova nuk është objekt, por subjekt.

“Nuk ka nevojë për konferenca paqesh, janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan. Nuk ka nevojë për konferenca ndërkombëtare sepse Kosova nuk është objekt, është subjekt. Si subjekt, Kosova merr pjesë në të gjitha forumet. Duhej një koordinimin, një bashkërendim më i sinqertë mes institucioneve tona”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që në një proces dialogu të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë.

“Një nga këto çështje për të cilën sipas mendimit tonë kanë gabuar, me një model të Republikës serbe në Bosnje, nuk mund të aplikohet. Aty nuk jemi vetëm, kemi përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së të cilët thonë se nuk mund të ketë një Republikës Serbe në Kosovë. Asgjë nuk mund të vazhdojë me avazin e vjetër. Duhet të shohim sigurinë e qytetarëve tanë dhe më pas të shohim nëse do ketë sanksione nga bashkësia ndërkombëtare më pas të shohim për dialog. Momenti sot është për t’u siguruar dhe partnerët tanë se çfarë ka ndodhur në Kosovë më 24 shtator”, u shpreh Gërvalla.

LAJMI TJETËR →
​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

38 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

4 orë më parë