
Gjini thirrje komisionerëve e vëzhguesve: Kujdesuni të mos përsëriten gabimet e së kaluarës
Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ardian Gjini, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë korrekt në numërim. Ai
Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ardian Gjini, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë korrekt në numërim.
Ai ka bërë thirrje të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
“Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj. Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet. Faleminderit të gjithëve! Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






