Gjira i reagon Mozzikut për këngën e re: Më vjen keq…
Një këngë me tekst emocionues dedikuar vajzës së tij është publikuar sot nga reperi nga Ferizaj, Mozzik. “Të dua” titullohet kënga përmes të cilës Mozziku shfaq dashurinë që ka për vajzën, por njëkohë
Një këngë me tekst emocionues dedikuar vajzës së tij është publikuar sot nga reperi nga Ferizaj, Mozzik.
“Të dua” titullohet kënga përmes të cilës Mozziku shfaq dashurinë që ka për vajzën, por njëkohësisht edhe mallin dhe dhimbjen që e ka pasi që pas ndarjes nga Loredana, Hana jeton me nënën e saj.
Pas publikimit të kësaj kënge, Mozziku mori komente të shumta nga adhuruesit e muzikës së tij, por edhe prej disa kolegëve.
Artistja Gjira Kajtazi, në Instagram ka shpërndarë këngën “Të dua”, teksa e ka përgëzuar Mozzikun për guximin e tij.
“Më vjen keq për çdo çift që nuk arriti me mbajt gjallë portretin familjar. Ky sinqeritet në këtë këngë në këtë kohë është shumë i rrallë. Mozzik të përgëzoj për guximin. Më la shumë përshtypje”, ka shkruar Gjira./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





