Gjonbalaj: 173 mjekë kanë ikur nga Kosova
LIVE UPDATE 173 mjekë kanë ikur nga Kosova Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, bëri të ditur në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 se deri më tani, 173 mjekë kanë ikur nga Kosova. “I b
LIVE UPDATE
173 mjekë kanë ikur nga Kosova
Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, bëri të ditur në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 se deri më tani, 173 mjekë kanë ikur nga Kosova.
“I bie 70.06 % e atyre që kanë diplomuar dhe janë pajisur me licencë në Odën e Mjekëve”, tha ai.
Gjonbalaj theksoi se çështja kryesore e ikjes së mjekëve është ajo e pagave.
I pyetur se a i zgjidh të gjitha problemet në shëndetës rritje e pagave, Gjonbalaj tha se “Nuk i zgjidh të gjitha problemet, por i afron mundësitë”.
Gjonbalaj: Ikja e mjekëve nga Kosova, shqetësuese
Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, thotë se largimi i mjekëve nga Kosova është trend në rritje.
Ai thotë se është shumë shqetësuese ika e mjekëve dhe mungesa në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Gjonbalajt, nëse ka mungesë të profesionistëve do të zgjatet lista e pritjes.
“Megjithatë me këtë listën e pritjes është bërë një sagë, edhe pse listë të pritjes ka në të gjitha vendet e botës në shëndetësi. Duhet potencuar se në aspektin e emergjencave nuk ka listë të pritjes. Pra ka kapacitete të mjaftueshme për rastet emergjente”, tha ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






