RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
Sport

Gut-Behrami fiton të artën në Kupë të Botës

Skitarja zvicerane, Lara Gut-Behrami e ka fituar disiplinën Super-G në Kupë të Botës, të enjten në Soldeu të Andorrës. Bashkëshortja e Valon Behramit dhuroi paraqitje të shkëlqyer, duke e përfunduar g

nga Kaltrina Berila16 mars 202316 mars 2023

Skitarja zvicerane, Lara Gut-Behrami e ka fituar disiplinën Super-G në Kupë të Botës, të enjten në Soldeu të Andorrës.

Bashkëshortja e Valon Behramit dhuroi paraqitje të shkëlqyer, duke e përfunduar garën për 1 minutë, 26 sekonda e 70 të qindtat.

Mposhti konkurrenten italiane Federica Brignone që ishte kampione në fuqi e kësaj disipline. Ajo ishte me 22 të qindtat vonesë.

“Ka qenë një sezon dramatike dhe sot mendoj se vetëm u mundova të skijoj sa më shpejtë që është e mundur. Është ditë emocionale, fitorja, çmimi i globit të kristaltë, pensionimi i Nicole Schmidhoferit, unë po plakem, po bëhem më emocionale dhe po qaj gjatë tërë kohës, por është ndjenjë e mirë ndonjëherë”, ka thënë 31-vjeçarja Gut-Behrami, e cila është tani prapa Katja Seizingerit dhe Lindsey Vonnit që kanë nga pesë tituj në disiplinën Super-G.

Gut-Behrami ka medalje të artë Olimpike nga viti 2022 dhe titull bote në vitin 2021. Ajo është edhe kampione e përgjithshme e Kupës së Botës, që e fitoi në vitin 2016.

🏆🏆🏆🏆 Super G globe winner the super- queen Lara Gut-Behrami 👸🏻👑#fisalpine pic.twitter.com/ci0UirKXF1

— FIS Alpine (@fisalpine) March 16, 2023

Kohën e tretë më të shpejtë e pati Raghnild Mowinckel, që hyri në finish me 55 të qindtat më vonë se vendi i parë, por e kompletoi podiumin.

LAJMI TJETËR →
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Lexo edhe

Sport

​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

12 min më parë
Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

37 min më parë
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

4 orë më parë