Guterres kërkon përmbajtje nga palët në Siri
Sipas sekretarit mënyra e vetme është bisedimet paqësore Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka ftuar palët e përfshira në luftën qytetare në Siri që të frenohen, në mëny
Sipas sekretarit mënyra e vetme është bisedimet paqësore
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka ftuar palët e përfshira në luftën qytetare në Siri që të frenohen, në mënyrë që të shmanget vuajtja e popullit sirian.
“Për shkak të rrezikut të eskalimit të konfliktit, ju lus që të frenoheni, në mënyrë që të shmangen të gjitha veprimet që do të thellojnë vuajtjen e popullit të Sirisë”, tha Guterres.
Ai tha se nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për përfundimin e konfliktit përveç zgjidhjes politike dhe se të gjitha palët duhet angazhuar në zgjidhjen e luftës siriane përmes bisedimeve paqësore në Gjenevë.
Ndryshe, KS i OKB-së është duke mbajtur mbledhje urgjente ku po diskutohet sulmi ajror amerikan mbi forcat siriane, pasi këto të fundit ditë më herët kryen një sulm me gaz helmues në Siri, ku humbën jetën 86 persona.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






