RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
🌍 Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Pesidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BB

nga Gentrita Xhemajli31 korrik 202631 korrik 2026

Pesidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza.

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se grupi ka pranuar planin e Bordit të Paqes për t’u çarmatosur plotësisht në Gaza dhe se së shpejti do të publikohet një deklaratë zyrtare. Izraeli ende nuk ka komentuar.

Bordi tha në një deklaratë se marrëveshja përmbyll muaj të tërë “negociatash intensive dhe me mirëbesim” dhe se fokusi tani është zbatimi i saj.

Ajo është pjesë e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që përfshin çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.

Presidenti amerikan tha se Izraeli do të tërhiqet nga Gaza “pasi të përfundojë çarmatimi” dhe e quajti marrëveshjen “një hap kritik drejt qeverisjes së Gazës nga një qeveri e re palestineze”.

“Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të punojë me një forcë të re policore palestineze për të marrë përgjegjësinë që Gaza të jetë e sigurt për banorët e saj dhe fqinjët”, shkroi ai në Truth Social.

Trump tha se marrëveshja përbën “një moment historik të rëndësishëm në zbatimin e Planit 20-Pikësh të Trumpit” dhe falënderoi ndërmjetësuesit Egjiptin, Katarin dhe Turqinë.

Hamasi udhëhoqi sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë 1.200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Izraeli u përgjigj me një fushatë të gjerë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 73.290 persona, përfshirë 21.280 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Në vitin 2024, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi urdhërarreste për krime të dyshuara lufte ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif. Izraeli ka thënë se Deif u vra në një sulm ajror.

Kryeministri Netanyahu e dënoi vendimin e ICC-së si “antisemitik”, ndërsa Hamasi tha se urdhërarrestet ndaj Netanyahut dhe Gallantit krijuan “një precedent të rëndësishëm historik”.

Një komision hetimor i OKB-së tha në shtator 2025 se Izraeli kishte kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se e refuzon kategorikisht raportin, duke e cilësuar atë si “të shtrembëruar dhe të rremë”.

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

30 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë