RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Hapet baza ajrore ushtarake siriane

Guvernatori sirian pohon se baza e sulmuar ajrore është hapur serish Baza ajrore ushtarake siriane, e cila u sulmua me raketa nga SHBA-të është hapur serish për operim, ka thënë guvernatori i provincë

nga B G8 prill 20178 prill 2017

Guvernatori sirian pohon se baza e sulmuar ajrore është hapur serish

Baza ajrore ushtarake siriane, e cila u sulmua me raketa nga SHBA-të është hapur serish për operim, ka thënë guvernatori i provincës Homs, të shtunën.

SHBA lansuan të premten raketa si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz helmues në të cilin u vranë 86 persona, përfshirë edhe 30 fëmijë. SHBA akuzoi qeverinë siriane se kishte lansuar sulmin e mëhershëm prej bazës Shayrat. Damasku fuqishëm hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka përdorur armë kimike.

Ushtria siriane tha të premten se janë shkaktuar dëme të madhe në bazë, në të cilën SHBA hodhën 59 raketa Tomahawk.

“Aeroporti është duke operuar në fazën e parë”, tha guvernatori Talal Barazi për Reuters.

Ai ka bërë të ditur se aeroplanët janë larguar nga aeroporti, por nuk ka treguar se ku janë dërguar.

Një aktivist sirian tha se fluturimi i parë nga baza është kryer të shtunën në mëngjes.

Ndërsa, një burim i lartë ushtarak tha se aeroporti ishte evakuuar duke iu falënderuar paralajmërimit nga Rusia, e cila ka dërguar praninë e saj ushtarake për të ndihmuar regjimin e Bashar al Asadit.

Burimi ushtarak, një jo sirian, tha se vetëm disa aeroplanë që ishin jashtë funksionit janë shkatërruar.

SHBA-të kanë paralajmëruar Rusinë para sulmit, shkruan Reuters.

Asad është i mbështetur në luftë nga Irani dhe grupi libanez Hezbollah, si dhe grupe tjera iraniane.

Pentagoni tha se raketat kishin për cak aeroplanët dhe vendin ku ata ishin të vendosur, si dhe hapësirat logjistike, bunkerët për furnizim me municion, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët./21Media

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

51 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

51 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë