
Hapet rast në polici ndaj personit që largoi gurin përkujtimor të Nënës Pashkë
Ndaj personi i cili e ka larguar gurin përkujtimor të Nanë Pashkës nga prona e tij është hapur rast në polici të premten. Në raportin24 orësh të policisë rasti është cilësuar si “Vetëgjyqësi”. “Është
Ndaj personi i cili e ka larguar gurin përkujtimor të Nanë Pashkës nga prona e tij është hapur rast në polici të premten.
Në raportin24 orësh të policisë rasti është cilësuar si “Vetëgjyqësi”.
“Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar Agjencioni për Menaxhimin e Monumenteve Memoriale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më pastaj në raportin 24-orësh të PK-së.
Guri në fjalë ishte vendosur a nga familjarët e Pashkë (Krasniqi) Markaj – nëna që dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj të vrarë nga forcat serbe.
Mirëpo ky gur u largua një javë më parë nga pronari i arës, veprim i cili ngjalli reagime të shumta.
Dje u publikua një foto ku shihej se i njëjti gur është hedhur në mbeturina.
Derisa aktualisht ky gur përkujtimor është marrë në përkujdesje të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale si dhe Komunës së Gjakovës, i cili është dërguar pranë Memorialit të Martirëve në Mejë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






