RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj e cilëson si të mjerë Qeverinë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të mjerë qeverinë Kurti. ‘’E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhën

nga B G7 nëntor 20247 nëntor 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të mjerë qeverinë Kurti.

‘’E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhëniet, me aq mund të krijuara, me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. Një kryeministër që për të parën herë në histori e fut vendin e vet nën sanksione të BE-së e të Amerikës, dhe që asnjëherë nuk arrin të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Jo më populizëm në kurriz të aleatëve’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij ka ardhur koha për një kontratë të re të raporteve Kosovë- SHBA.

‘’Misionet diplomatike të Kosovës në botë janë për të krijuar ura bashkëpunimi, jo për t’i shkatërruar ato e për t’u bërë servis i propagandës së partisë në pushtet.Ka ardhur koha për një kontratë të re me SHBA. Shtëpia e Bardhë është busulla e politikës sonë të jashtme’’, ka thënë Haradinaj. Kosova kurrë më nuk do të sanksionohet e as izolohet, kosova do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet, ka shkruar kreu i AAK-së./21Media

LAJMI TJETËR →
​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

36 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë