Haradinaj: Është tragjike kur vidhet shpresa e qytetarit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi ka kujtuar se me përfundimin e sesionit pranveror, partia në pushtet LVV, i ka pasur të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në d
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi ka kujtuar se me përfundimin e sesionit pranveror, partia në pushtet LVV, i ka pasur të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi.
Sipas Haradinajt korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i një shoqërie, por kur vidhet shpresa e qytetarit, është edhe më tragjike.
Haradinaj tutje ka shkruar se ky sesion panveror do të mbahet mend për 3 gjëra:
”1. Mosmiratimin e rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Uashingtonit, që është edhe akti i parë anti-amerikan në historinë parlamentare të Kosovës.
- Shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura dhe emërimi në to i familjarëve dhe të afërmve të ministrave dhe deputetëve, si dhe eksponentëve të lidhur me partinë në pushtet.
- Nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile. Kjo sepse të njëjtit u shpërqendruan me rahatime të familjarëve, duke lënë anash detyrën për të cilën ekskluzivisht janë zgjedhur nga qytetari i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në ”Facebook”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






