Haradinaj: Kosova përkrah sulmet e fundit të SHBA-së, në Irak e Siri
Haradinaj: Organizatat terrosite nuk do t’i realziojnë qëllimet Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra
Haradinaj: Organizatat terrosite nuk do t’i realziojnë qëllimet
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri.
Sipas tij veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.
“Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Sulmet nga ajri të ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri kanë lënë të vrarë të dielën 25 pjesëtarë të forcave milice pro-iraniane dhe mbi 50 të plagosur. Pentagoni ka njoftuar se operacionet erdhën si kundër-reagim ndaj atentatit që i mori jetën javën e kaluar një kontraktori amerikan./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






