
Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi: Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi. Haradinaj ka thënë se ndarja nga jeta e Haxhi T
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi.
Haradinaj ka thënë se ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit vjen në nëj moment kur familja Thaçi po përballet edhe me mungesën e Hashim Thaçit.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes ThaçiZoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






