RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj për Gjykatën Speciale: Askush s’ka të drejtë t’i shmanget drejtësisë

Sipas Haradinajt, askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale ditët e

nga Egzona Mehmeti12 dhjetor 201812 dhjetor 2018

Sipas Haradinajt,  askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale ditët e fundit ka thirrur për intervistim disa pjesëtarë të UÇK-së.

Haradinaj është shprehur se askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë.”Sakrifica e popullit të Kosovës deri te liria e pavarësia ishte e pashembullt në historinë e re të Europës. Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe e shenjtë dhe kjo është dëshmuar tashmë. Nga ne, janë kërkuar gjithnjë e më shumë sakrifica e përballje me drejtësinë, ndonëse ne ishim viktima të agresionit. Përgjigjja e qytetarëve të Kosovës dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, filtrave të drejtësisë ndërkombëtare ka qenë e menjëhershme dhe pa hezitim”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Përballja jonë, sipas Haradinsjat me fortunat e kohës është e vërtetë, e prekshme dhe e qëndrueshme, andaj askush mos të mendojë e besojë, se ky shtet është i destinuar dhe i gatshëm vetëm për përshtatje e akomodim të interesave të atyre që dje e humbën luftën, e sot po e rrezikojnë paqen e stabilitetin ne rajon.

Kryeministri më tutje shprehet se Gjykata Speciale është edhe një dëshmi se sa larg ka shkuar sakrifica për një shtet të së drejtës, është edhe një sfidë në rrugën tonë përpara, të cilën së bashku do ta tejkalojmë dhe nga ajo do të dalim më unikë dhe më të fortë.”Siç kemi kaluar shumë vështirësi për të arritur këtu ku jemi, të gjithë duhet ta kuptojnë se si shtet e shoqëri edhe këtë dhembje, pas Tribunalit të Hagës, gjykatave të UNMIK-ut e EULEX-it, do ta kalojmë faqebardhë së bashku, sepse luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën. Askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë”, ka shkruar më tutje Haradinaj.

Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë dhe kjo sipas Haradinajt do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë.”Qeveria e Kosovës do t’iu qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë të të gjitha etapave dhe është gatshme në çdo kohë të ofrojë ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike”, ka shkruar më tutje kryeministri në facebook.

Në këtë fundvit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Specialja. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla është i ftuari i pestë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Hagë. Katër personat e parë që janë ftuar për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

37 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

51 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

23 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë