
Haradinaj: Sakrifica e policëve të rënë në detyrë, themel i shtetit tonë
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar rënien heroike të policëve në kryerje të detyrës. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehur mirënjohje të përjetshme për shërbimin dhe heroizmin e
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar rënien heroike të policëve në kryerje të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehur mirënjohje të përjetshme për shërbimin dhe heroizmin e të gjithë policëve të rënë.
“Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës. Jeta dhe përkushtimi i Enverit, i Afrimit dhe i të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut, janë dëshmi se mbrojtja e Republikës së Kosovës ndërtohet mbi sakrificën, guximin dhe besimin e palëkundur në shtetin tonë. Uniforma e policit që veshi Enveri, sakrifica dhe shembulli i tij, si edhe i të gjithë heronjve tanë, në luftë e në paqe, mbeten themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë”, ka shkruar Haradinaj.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






