RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haradinaj: S’kemi qëndrim për propozimin që Limaj të votohet për kryeparlamentar
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: S’kemi qëndrim për propozimin që Limaj të votohet për kryeparlamentar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Në seancën e sotme, Haradinaj deklaroi se ka shpresuar që do të ketë ndryshim të propoz

nga Kaltrina Berila29 maj 202529 maj 2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Në seancën e sotme, Haradinaj deklaroi se ka shpresuar që do të ketë ndryshim të propozimit për kryeparlamentar.

Pas dështimit të përpjekjes së 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë, Haradinaj tha para gazetarëve se kanë ofruar zgjidhje dhe propozim të tre emrave që do i votonin për kryeparlamentar.

“Ne kemi dhënë zgjidhje edhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundër-vlerë, pra s’kemi kërkuar asgjë nga Vetëvendosje. Deri tani kemi propozuar tre emra që mund t’i votojmë. E dini është Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi edhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim njërin nga këta tre emra, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, ne do t’i votonim. Për atë edhe erdhëm realisht në seancë me shpresë se rastësisht ka ndryshim. Sa i përket emrit të zotëri Limajt nuk kemi ndonjë qëndrim të tillë”, deklaroi ai.

Kreu i AAK-së tha se për Limajn nuk kanë diskutuar as me partinë, por vetëm për tre emra, siç tha ai, unifikues.

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj deklaroi sot se është takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Nuk është pjesë e interesimit tim”, tha Haradinaj derisa u pyet nëse një gjë e tillë e lëkund qëndrimin e tij.

“Ato nuk janë pjesë e interesimit tim, kush me kë takohet më tutje është diçka që nuk përbën më ndonjë lajm. E ajo që është interesim i imi është me zgjedh kryetarin e Kuvendit ose kryetaren dhe ne i kemi dhënë tre emra që ia japim votën pa asnjë kusht. Dhe për këtë nuk kemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, në këtë rast as me PDK-në, as me LDK-në, pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë. Nëse na japin këta emra, njërin nga këta tre emra sot e kishim votuar dhe do të kalonim në tema tjera. Nëse Vetëvendosje nuk i ka numrat për qeveri, prapë mund ta bllokojë konstituimin e plotë të Kuvendit tek nënkryetarët, por do të mundnim të zgjidhnim të paktën kryetarin dhe jemi për”, shtoi Haradinaj. /kp

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

43 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

56 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

29 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë