RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Hasani: Tetova e arriti pikun, nuk duhet të teprohet me masa shtesë

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani këto ditë po merr pjesë në të gjitha takimet që i ka Shtabi i krizës për Komunën e Tetovës, ndërsa në takim me gazetarë theksoi se m

nga Venera Grabanica26 gusht 202126 gusht 2021

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani këto ditë po merr pjesë në të gjitha takimet që i ka Shtabi i krizës për Komunën e Tetovës, ndërsa në takim me gazetarë theksoi se masa të reja shtesë për qytetin dhe rajonin nuk nevojiten, duke i konsideruar si kundërproduktive.
Ai gjendjen e vlerëson sit ë përkeqësuar, ndërkaq prania dhe angazhimi i tij në Tetovë është në drejtim të rritjes më të madhe të vaksinimit të njerëzve.
“Numri i pacientëve po ndiqet, nuk është i madh siç ishte para një jave dhe shpresoj se në Tetovë por arrihet piku i sëmundjes, që nuk do të thotë se ai pik është arritur në tërë Republikën. Tetova me siguri më herët “po digjet” në raport me vendet e tjera, për shkak të të gjitha gjërave të përgjithshme dhe faktorëve që u krijuan në këtë rajon. Kapaciteti i Spitalit të Tetovës që është fleksibil, është deri 130 vende. Janë të hapura kapacitetet edhe në Shkup”, tha Hasani.
Sipas tij, nuk nevojiten masa shtesë për mbrojtje nga Kovid-19 vetëm për rajonin e Tetovës.
“Ne i shohim të gjithë parametrat në Komisionin për sëmundje ngjitëse. Nesër në orën 8:00 ka takim të ri dhe do të diskutohet për masa të reja. Personalisht mendoj se nuk duhet të teprohet me masat sepse janë kundërproduktive, si grumbullimi para marketeve, para dhe pas ditëve të karantinës. Edhe këto masa mund të ndihmojnë, nuk mund të thuhet se populli është i padisiplinuar, por individët. Unë i përshëndes qytetarët e ndërgjegjshëm, konsideroj se nuk duhet të përgjithësohet. Duhet të mbahet distance, të mbahet maska, të mos bëhen dasma, festa dhe ahengje”, tha zëvendësministri Hasani. /TV21

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

17 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë