Haxhiu akuzon Kurtin, ky i fundit i kundërpërgjigjet
Përplasen Kurti e Haxhiu Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka adresuar një sërë akuzash nga foltorja e Kuvendit për kreun e Qeverisë, Albin Kurti. Haxhiu i PDK-së tha se taksa po përdoret si mjet ndëshk
Përplasen Kurti e Haxhiu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka adresuar një sërë akuzash nga foltorja e Kuvendit për kreun e Qeverisë, Albin Kurti. Haxhiu i PDK-së tha se taksa po përdoret si mjet ndëshkues nga Kurti për Kosovën.
Deputeti i PDK-së u shpreh se Kurti po i ndërmerr këto veprime me qëllim të përjashtimit të Amerikës nga dialogu dhe se Kurti e favorizon Lajçakun e Borellin, në vend të Grenellit.
“Albin Kurti po rrezikon seriozisht raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n. Për mu qasja e Albin Kurtit nuk është befasi, por uroj që populli ta kuptojë që Qeveria Kurti nuk dëshiron marrëveshje me ndërmjetësimin e Grenellit, se kjo Qeveri është krijuar me ndërmjetësimin e Borellit. Albini e do ndërmjetës Lajçakun e Borellin, prandaj e refuzon Grenellin”, deklaroi ndër tjerash Haxhiu.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është e rrezikshme të bëhet siç e cilësoi loja në të cilën po thuhet ShBA e mirë, e BE e keqe, pasi sipas tij të dy janë të mira. Në përgjigjen e tij, ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë seancës së jashtëzakonshme lidhur me taksën, shefi i ekzekutivit tha se qëndrimet e tilla janë të dëmshme.
“Më shumë flet për pikëvështrimin e juaj sesa për bërjen ose qenien time. Andaj pa e kuptuar këtë gjë, nuk mund ta kuptoni as pse i keni humbur zgjedhjet”, deklaroi në fund Kurti në përgjigjen e tij ndaj Haxhiut./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






