RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Djali i Ukshin Hotit me mesazh për udhëheqësit e partive

Hoti: Kosova ka nevojë urgjente për institucione të forta Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, përmes një letre publike drejtuar udhëheqësve të subjekteve politike në Kosovë, shpreh bindjen se qytetarët e k

nga E.Bullaku1 korrik 20171 korrik 2017

Hoti: Kosova ka nevojë urgjente për institucione të forta

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, përmes një letre publike drejtuar udhëheqësve të subjekteve politike në Kosovë, shpreh bindjen se qytetarët e kanë ‘kurdisur’ rezultatin për të imponuar zgjidhje që kërkojnë reflektim nga udhëheqësit e subjekteve dhe kërkojnë bashkimin e tyre për interesat madhore të vendit.

Ai thotë se Kosova ka nevojë urgjente për institucione të forta, të qëndrueshme dhe përfaqësuese, dhe se demarkacioni nuk është çështje numrash në Kuvend, por e konsensusit politik, derisa asociacioni është çështje e të gjithëve dhe jo vetëm e PDK-së, PAN-it apo LDK-së.

Letra e plotë:

Të rinjtë po largohen nga Kosova sepse s’ka vende pune dhe e kanë humbur shpresën, më të vjetrit rropaten me zgjatimet e një krize morale që injorantët e hajnat i sheh si të zotë, ndërsa politikanët udhëhiqen nga teke inatçore e luftë primitive kundër njëri tjetrit.

Nuk besoj se është politikë dhe qasje e kalkuluar për interesa të qytetarëve cilësimi, denoncimi, refuzimi absolutist i vullnetit të rreth 34 për qind të votuesve të vendit.

Një llogaritje e tillë politikë-bërëse është për keqardhje, sepse qëndrime dhe diskurs të ngjashëm politik s’gjen në asnjë vend evropian.

Jam zotuar gjatë fushatës që t’i përfaqësoj sa më denjësisht interesat e të rinjve, të qytetarëve që kërkojnë një Kosovë më të zhvilluar, më të avancuar drejt integrimeve evropiane dhe jo inferiore ndaj vendeve të tjera.

Si njëri nga të zgjedhurit e rinj në Kuvendin e Kosovës, jam i bindur se Kosova ka nevojë urgjente për institucione të forta, të qëndrueshme dhe përfaqësuese.

Demarkacioni nuk është çështje numrash në Kuvend, por e konsensusit politik, Asociacioni nuk është çështje e PDK-së, PAN-it apo LDK-së, por e të gjithëve, ashtu siç është edhe Ushtria e Kosovës si një element i domosdoshëm i shtet-ndërtimit.

Procesi i Gjykatës Speciale nuk është dhe s’duhet të jetë sfidë e një apo dy subjekteve politike, sepse është sfidë për vendin dhe vlerat e saj më sublime, kurse luftimi i krimit e korrupsionit nuk është thjesht interes partiak i Vetëvendosjes, LDK-së e ndonjë tjetri, por i të gjithë qytetarëve dhe rrugës tonë drejt Evropës.

Republika e Kosovës ka nevojë të  përshpejtojë hapat dhe të qëndrojë vertikalisht në orientimin e saj Perëndimor dhe aleancën me SHBA-të, prandaj politikanët duhet t’i shtrohen kësaj llogarie.

Nuk duhet të lejojmë të sillemi sipas logjikës “për inat të resë më vdektë djali”, prandaj dua të besoj se është koha që të mos humbim kohë.

Liderët e subjekteve politike duhet t’i nënshtrohen sovranit, duhet të ulen e të bëjnë zgjidhje sipas vullnetit të tij.

Si njëri nga të rinjtë e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, s’dua t’i shoh edhe më tutje liderët tanë ‘aziatikë’. Kosova s’ka më kohë për të humbur dhe liderët politik duhet të dëshmojnë evropianizimin e tyre për hir të qytetarëve, për hir të rinisë tonë evropiane./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

52 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë