
I mituri që dyshohet për plagosjen e dy personave në Prishtinë është në arrati
Njëri prej të dyshuarve për plagosjen e dy personave, më 15.02.2024 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është i mitur dhe gjendet në arrati, kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv Prokuro
Njëri prej të dyshuarve për plagosjen e dy personave, më 15.02.2024 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është i mitur dhe gjendet në arrati, kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Nga hetimet preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati”, tha për rtv21.tv zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
Rasti është iniciuar fillimisht “vrasje në tentativë”, ndërkaq në koordinim me policinë janë duke u zhvilluar hetimet, me qëllim të ndriçimit të rrethanave, si dhe sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedurën penale.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”. Prokuroria thotë se në koordinim me policinë, po zhvillon hetimet për ndriçimin e rrethanave dhe sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedurën penale./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





