Incidenti në Londër nuk ka të bëjë me terrorizëm
Ndërtesa e Parlamentit britanik vazhdon të jetë e bllokuar Një person i armatosur me thikë është arrestuar sot nga policia britanike, ndërkohë që ndërtesa e Parlamentit britanik vazhdon të jetë e bllo
Ndërtesa e Parlamentit britanik vazhdon të jetë e bllokuar
Një person i armatosur me thikë është arrestuar sot nga policia britanike, ndërkohë që ndërtesa e Parlamentit britanik vazhdon të jetë e bllokuar, transmetojnë mediat britanike.
Pjesëtarët e armatosur të policisë janë duke patrulluar në rrugët përreth ndërtesës së Parlamentit britanik. Siç thuhet, një person i cili ishte i armatosur me një thikë është arrestuar, ndërsa BBC transmeton se ky rast nuk ndërlidhet me terrorizmin.
“Një burrë i moshës rreth 30-vjeç, është arrestuar dhe dyshohet për posedim thike. Nuk ka raporte për të lënduar”, thuhet në kumtesën e policisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





