
Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët
Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët, përfshirë edhe krerët e OpenAI dhe Google Deepmind, raporton BBC. Dhjetëra kanë përkrahur këto paralajmërime
Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët, përfshirë edhe krerët e OpenAI dhe Google Deepmind, raporton BBC.
Dhjetëra kanë përkrahur këto paralajmërime të publikuara në uebfaqen “Centre for AI Safety”.
“Zbutja e rrezikut të shfarosjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera si pandemitë apo armët bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Sam Altman, shefi ekzekutiv i Chat GPT OpenAI, Demis Hassabis, shef ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic kanë mbështetur deklaratën.
Po ashtu nënshkroi edhe Joshua Bengoi, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Montrealit.
Por, disa ekspertë të tjerët thonë se kjo frikë është e tepërt.

Më të fundit
Të gjitha →
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit






