RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?
🇽🇰 Kosova

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale (IA) tashmë ka hyrë në përditshmërinë e nxënësve në Kosovë, nga esetë e deri te detyrat e shtëpisë. Por, sipas njohësit të politikave arsimore, Rinor Qehaja, sistemi arsimor e

nga Gentrita Xhemajli30 maj 202630 maj 2026

Inteligjenca artificiale (IA) tashmë ka hyrë në përditshmërinë e nxënësve në Kosovë, nga esetë e deri te detyrat e shtëpisë.

Por, sipas njohësit të politikave arsimore, Rinor Qehaja, sistemi arsimor ende nuk është duke e trajtuar këtë ndryshim si prioritet strategjik.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Qehaja thotë se inteligjenca artificiale duhet të inkorporohet brenda mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë si diçka që kthehet në përfitim për procesin arsimor.

Sipas udhëheqësit të institutit për studime të arsimit EdGuard, IA-ja nuk po e dëmton doemos të menduarit kritik të nxënësve, por po e sfidon mënyrën tradicionale të mësimdhënies.

“Janë detyrat mekanike të shtëpisë që po marrin përgjigje mekanike nga inteligjenca artificiale. Mësimdhënësit duhet të shkojnë përtej këtyre pritjeve”, thotë ai.

Qehaja vlerëson se mësimdhënësit duhet të japin më pak detyra të shtëpisë për nxënësit, teksa propozon që esetë dhe projektet të zhvillohen më shumë në prani të mësimdhënësit.

Sipas tij, digjitalizimi nuk duhet të reduktohet vetëm në tabela të mençura apo pajisje teknologjike. Ai konsideron se IA duhet të integrohet në materialet mësimore, në mënyrën e planifikimit dhe në vetë metodologjinë e mësimdhënies.

“Është gjynah që një mësimdhënës ende të harxhojë orë të tëra duke kërkuar manualisht rezultatet e të nxënit, kur inteligjenca artificiale mund ta bëjë këtë me një prekje të vetme”, shprehet Qehaja.

Megjithatë, ai paralajmëron se pa një qasje institucionale dhe pa trajnime serioze për mësimdhënësit, përdorimi i IA-së do të mbetet i rastësishëm dhe i pabarabartë.

“Kemi nxënës që e përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë brilante për hulumtim dhe kreativitet, por kemi edhe mësimdhënës që ende nuk e dinë çfarë është apo si funksionon”, thotë Qehaja për REL-in.

Përtej sfidave, Qehaja pohon se inteligjenca artificiale mbetet një mundësi e madhe për sistemin arsimor në Kosovë, nëse institucionet vendosin ta trajtojnë seriozisht.

Ai konsideron se sfida më e madhe sot nuk është përdorimi i IA-së nga nxënësit, por koha që ata kalojnë në platforma të tjera online, pa vlerë edukative.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

33 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

49 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë