RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ipeshkvi Dodë Gjergji me mesazh për Krishtlindje

Nesër do festohen Krishtlindjet e besimtarëve katolikë. Ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, ka dhënë porosinë për të gjithë besimtarët për Krishtlindje. Dodë Gjergji në prag të vigj

nga Kaltrina Berila24 dhjetor 202124 dhjetor 2021

Nesër do festohen Krishtlindjet e besimtarëve katolikë.
Ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, ka dhënë porosinë për të gjithë besimtarët për Krishtlindje.
Dodë Gjergji në prag të vigjiljes së festës së Krishtlindjes, ka thënë se kjo ngjarje është shpëtimprurëse për njerëzimin.
Ky është mesazhi i tij i plotë në komunikatën e dërguar:
Drejtuar priftërinjve,
motrave të nderit,
besimtarëve dhe
të gjithë njerëzve vullnetmirë në Kosovë
Në prag të vigjiljes së festës së Krishtlindjes, kur e festojmë lindjen e Jezusit në Betlehem, po vij përsëri para jush për t’iu përcjell porosinë time të parvjetshme.
Të gjithë janë të ftuar të kremtojnë këtë festë kaq të bukur të Kërshëndellave, mirëpo nuk duhet harruar se kjo festë nuk është thjeshtë një ditë sikur jemi mësuar të festojmë ditëlindjet tona, por një ngjarje shpëtimprurëse për njerëzimin. Kjo, sepse nëpërmjet lindjes së Krishtit, është përmbushur premtimi profetik, se Hyji do ta vizitojë popullin e vet. Është pra, ngjarja e pajtimit mes qiellit e tokës, arritje e përkryer e bashkëpunimit mes krijesës dhe Krijuesit, që na mbushë me fe, shpresë e dashuri.
Me mishërimin e Fjalës krijuese në kraharorin e Marisë Virgjër dhe me lindjen e tij në Betlehem, vetë Zoti ka hyrë në historinë e njerëzimit, në rrjedhën e kohërave dhe në ngjarjet e jetëve tona. Që do të thotë: Fjala krijuese e Hyjit ka fol edhe një herë “ e u bë njeri”, për të na thënë me t‘folmen tonë që na do pa masë, e ne ta duam mbi gjithçka për të shpëtuar nga mëkati, e keqja dhe vdekja.
2. Ungjilltarët, sidomos Mateu e Luka, na dëshmojnë se kjo ngjarje e madhe ka ndodhur në një kohë të caktuar historike, në një vend të saktë gjeografik, me trashëgimi brezash që dihen dhe në familjen e Jozefit e Marisë që i njohim. Dëshmia tjetër e Ungjilltarëve na thotë se, kjo ngjarje ishte e fshehur nga të pushtetshmit, nga të pasurit dhe nga të famshmit e asaj kohe, duke ua zbuluar barinjve të thjeshtë, të vegjël dhe të varfër, para të cilëve një kor engjëjsh këndonte këngën e gëzimit dhe të lavdit, “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paq mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!”(Lk 2,14).
Foshnja e Betlehemit na fton t’i japim lavdi Hyjit e t’i bashkohemi projektit të madh të Tij krijues për ta ripërtëri të krijumen, për të shpëtuar krijesën nga përpirja e së keqes dhe e vdekjes, dhe për të na mësuar të jetojmë denjësisht dhe shenjtërisht mbi tokë. Mbi të gjitha, të bashkëvuajmë për atë që nga mungon e ajo që posedojmë të mos i mungojë asnjërit nga ne. Kështu, do të arrijmë të jemi të vlefshëm për Zotin, kontributdhënës për vendin tonë e të dobishëm për njëri-tjetrin.
3. Të thelluar në fe dhe në dritën e shpresës që kemi marrë prej Birit të Hyjit të gjallë, guxojmë të shpresojmë dhe të klithim me hare për të mirat që i gëzojmë. Po dhe të jemi mirënjohës për dhuntitë që na i ka dhanë Zoti, për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë dhe për arritjet tona, e jo të jetojmë si të pashpresë.
Ne që jemi mësuar të shpresojmë, jemi të bindur që Foshnja Hyjnore, i mbushë me shpresën gjitha hapësirat boshe, që brenda nesh i le bota. Na mëson të shpresojmë në amshim, të durojmë pa kufi, të duam pa interes deri edhe armikun; të dëshirojmë të meritueshmen, të mundshmen, të dobishmen; të japim të dhimbshmen, të sakrifikojmë të posedueshmen, ta marrim barrën e vuajtjes e të bartim peshën e kryqit.
4. I lutem Foshnjës së Betlehemit, që t’i mbushë zemrat e të gjithë njerëzve me dashuri, që të mund të duam njeri-tjetrin, të ndritë mendjet tona që të mund të jemi në shërbim të atyre që kanë nevojë dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, t’i ngushëllojë të pikëlluarit, të zbusë dhembjen e të sëmurëve dhe të dëgjojë vajin e çdo fëmije, që për çfarëdo arsyeje vuan, e sidomos nga pakujdesi ynë.

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
LAJMI TJETËR →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

1 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

41 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

5 orë më parë