Istog, tetë familje të pastreha bëhen me shtëpi
Kryetari Haki Rugova ka bërë sot dorëzimin e çelësave për familjet të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti Edhe sivjet për të gjashtin vit me radhë me radhë kryetari i komunës Haki Rugova ka n
Kryetari Haki Rugova ka bërë sot dorëzimin e çelësave për familjet të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti
Edhe sivjet për të gjashtin vit me radhë me radhë kryetari i komunës Haki Rugova ka ndarë buxhet komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë në kuadër të projektit “ Ndërtimi i shtëpive për të pastrehët”, ku sivjet janë ndërtuar 8 shtëpi për familjet në nevojë.
Ai me këtë rast se komuna e Istogut ka paraparë edhe vitin e ardhshëm të ndërtojë edhe tetë shtëpi tjera të financuara nga buxheti komunal.
Sadete Zeqiraj, përfituese e projektit për ndërtimin e shtëpisë, falënderoi kryetarin e komunës për ndërtim të shtëpisë. Po ashtu, Cufe Zogaj përfituese e shtëpisë, falënderoi kryetarin Rugova që nga sot u ofroi kushte më të mira për jetesë fëmijëve të saj.
Ndryshe, nga buxheti komunal sivjet janë ndarë 84 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive, të familjeve të pastreha.
Që gjashtë vjet komuna e Istogut ka ndërtuar 50 shtëpi në kuadër të këtij projekti, si dhe ka ndihmuar më shumë se 50 familje në finalizimin e shtëpive të tyre me material ndërtimor.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






