
Izraeli nis sulmet në Liban
Izraeli raportohet ka qëlluar në territorin libanez në përgjigje të sulmit me mortaja nga atje. Ndërsa, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se të shtënat u realizuan në zonën e malit D
Izraeli raportohet ka qëlluar në territorin libanez në përgjigje të sulmit me mortaja nga atje.
Ndërsa, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se të shtënat u realizuan në zonën e malit Dov, një pjesë toke e pretenduar nga Izraeli, Libani dhe Siria pranë kryqëzimit të tre vendeve.
Kurse, Izraeli ka paralajmëruar lëvizjen militante të Hezbollahut të Libanit që të mos përfshihet në luftime.
Hezbollahu është një organizatë politike, ushtarake dhe shoqërore islamike shiite që zotëron fuqi të konsiderueshme në Liban. Ashtu si Hamasi, ai mbështetet nga armiku kryesor i Izraelit, Irani. Ajo zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në vitin 2006.
Në korrik, ushtria izraelite u përgjigj me zjarr artilerie pasi një raketë antitank u lëshua nga Libani./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





