
Izraeli thotë se janë gjetur trupat e gjashtë pengjeve në Gaza
Izraeli thotë se forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën n
Izraeli thotë se forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.
IDF zbuloi edhe identitetet e tyre si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.
Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i gjenim ata”.
Në deklaratën e lëshuar të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat janë “rikthyer në territorin izraelit”.
“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga Hamasi në Rripin e Gazës” u tha ndër tjera.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





