RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Jakup Krasniqi nga Haga: Besoj te e vërteta
🇽🇰 Kosova

Jakup Krasniqi nga Haga: Besoj te e vërteta

Nga paraburgimi në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit do të dëshmojë, sipas tij, pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai foli për proc

nga V.G25 korrik 202625 korrik 2026

Nga paraburgimi në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur  bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit do të dëshmojë, sipas tij, pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai foli për procesin gjyqësor, situatën politike në Kosovë, familjen dhe mesazhin që ua përcjell brezave të rinj.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kujtohet ashtu siç ishte në të vërtetë: një kryengritje popullore e lindur nga një popull i shtypur dhe një projekt sublim për lirinë e dinjitetin njerëzor. Ajo nuk ishte zgjedhje apo dëshirë e jonë për luftë, por ishte rruga e vetme e mbetur për të shpëtuar nga politika gjenocidale e Serbisë. Dua që historia ta shënojë atë si një luftë që u rreshtua përkrah vlerave më të larta të qytetërimit perëndimor dhe botës demokratike. Ajo duhet të kujtohet me krenari, sepse pa atë sakrificë kolektive, sot nuk do të kishim as lirinë dhe as Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Në një intervistë për RTK, ai u shpreh se bota perëndimore e njeh të vërtetën e Kosovës dhe historia nuk mundet dhe nuk duhet ta ridifinojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një organizatë kriminale apo terroriste.

“Opinioni ndërkombëtar, veçanërisht bota perëndimore, e njeh të vërtetën e Kosovës sepse ishte pjesë e saj dhe e shpëtimit të këtij populli, ku mbështetja e aleatëve tanë në vitin 1999 dhe njohja e shtetit tonë rrodhën pikërisht nga një kauzë e drejtë. Bota nuk mund ta harrojë atë që ka parë me sytë e vet, sakrificën e një populli për liri, andaj jam plotësisht i bindur se, kur të shpërndahet mjegulla e politikës së ditës, e vërteta e pastërt e luftës sonë çlirimtare do të mbetet e pacenuar në memorien globale.

Kam besim se dëshmitë e dokumentuara, historia dhe memoria publike do të vlerësohen me kujdes dhe në mënyrë të drejtë. Prandaj, pavarësisht proceseve gjyqësore në vazhdim në Hagë, historia nuk mundet dhe nuk duhet ta ridifinojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një organizatë kriminale apo terroriste.UÇK-ja ishte një forcë çlirimtare që buronte natyrshëm nga lufta e popullit për liri, dinjitet dhe për të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të jetuar të lirë në vendin e tyre, së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë pa dallime etnike, race apo feje”, tha Krasniqi.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

34 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

51 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë