
“Ju xixëllojnë sytë për ministri”, debat i fortë mes Canajt dhe Behramit në Click
Një debat i ”tensionuar” është zhvilluar në emisionin Click mes analistit Blerim Canaj dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, lidhur me mundësinë e një koalicioni ndërmj
Një debat i ”tensionuar” është zhvilluar në emisionin Click mes analistit Blerim Canaj dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, lidhur me mundësinë e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.
Gjatë debatit, Canaj deklaroi se Vetëvendosje nuk ka interes të hyjë në koalicion me PDK-në, duke akuzuar këtë të fundit se është e interesuar për poste qeveritare.
“VV nuk bën koalicion me ju. Shumë ju xixëllojnë sytë për ndonjë pozitë ministri”, u shpreh Canaj.
Behrami reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke ia kthyer akuzën analistit.
“Jo më shumë juve po ju xixëllojnë sesa neve. Nuk e di pse e keni këtë merak për koalicionin”, iu përgjigj Behrami.
Debati mes tyre u zhvillua në kuadër të diskutimeve për zhvillimet e fundit politike dhe mundësitë për krijimin e një shumice të re qeverisëse në Kosovë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






