RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
Jumbo S.A. dhe Grupi BALFIN e zgjerojnë partneritetin ekskluziv në 11 tregje
📈 Ekonomi

Jumbo S.A. dhe Grupi BALFIN e zgjerojnë partneritetin ekskluziv në 11 tregje

nga Gentrita Xhemajli26 maj 202626 maj 2026
Pas Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Moldavisë (hapet këtë vit), BALFIN Group merr ekskluzivitetin për operimin e Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan, si edhe për krijimin e një qendre të dedikuar logjistike në Kinë. BALFIN Group dhe Jumbo S.A. kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike që zgjeron ndjeshëm partneritetin e tyre afatgjatë, duke i dhënë BALFIN të drejtat ekskluzive për operimin dhe zhvillimin e markës Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan. Në këtë mënyrë Jumbo dhe Grupi BALFIN forcojnë partneritetin mes tyre duke e shtrirë bashkëpunimin ekskluziv në formën e franchise në 11 shtete. Marrëveshja parashikon aplikimin e një modeli të ri operimi midis palëve. Sipas marrëveshjes së re, BALFIN do të menaxhojë në mënyrë të pavarur të gjithë zinxhirin e furnizimit për shtetet e reja. Grupi BALFIN do të ndërtojë një rrjet të integruar logjistik, të mbështetur nga qendra në Kinë dhe infrastruktura të dedikuara në rajonin e ri të operimit. “Kjo marrëveshje është një dëshmi e kapaciteteve dhe ambicies që ekipi ynë ka ndërtuar gjatë më shumë se një dekade bashkëpunimi me Jumbo S.A. Zgjerimi i ekskluzivitetit në gjashtë tregje të reja, si edhe marrja e përgjegjësisë së plotë për zinxhirin logjistik deri te konsumatori final, përfaqëson një hap strategjik që e pozicionon BALFIN mes operatorëve më ambiciozë të tregtisë me pakicë në rajon. Kjo pasqyron besimin që Jumbo S.A. ka tek ne, si edhe bindjen tonë për potencialin e rritjes në këto tregje,” tha Samir Mane, President i BALFIN Group. Apostolos-Evangelos Vakakis, Themelues dhe Kryetar i Jumbo S.A., u shpreh: “Partneriteti ynë me BALFIN ka sjellë vazhdimisht rezultate të larta në çdo treg ku operojmë së bashku. Performanca, profesionalizmi dhe disiplina operacionale e ekipit të BALFIN na kanë dhënë besimin e plotë për t’u besuar atyre këtë territor shumë më të madh dhe menaxhimin e pavarur të zinxhirit të furnizimit. Jemi krenarë që zgjerojmë bashkëpunimin tonë në këto tregje të reja dinamike dhe mezi presim të sjellim eksperiencën Jumbo për miliona klientë të rinj.” Marrëveshja e pozicionon Grupin BALFIN në qendër të një prej korridoreve më të rëndësishme strategjike të shitjes me pakicë dhe logjistikës që lidh Azinë me Evropën. Duke krijuar kapacitete të drejtpërdrejta të sigurimit të mallrave dhe shpërndarjes, BALFIN fiton më shumë fleksibilitet operativ. Zgjerimi pritet të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës, investime në infrastrukturë dhe transferim të njohurive (know-how) në tregjet e reja operative, si dhe të forcojë lidhjet tregtare dhe komerciale midis Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe rajonit më të gjerë Euroaziatik.
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Jumbo dhe Fondacioni Mane rinovojnë çerdhen në Ferizaj. Hapësirë e re lojërash për 300 fëmijë
Biznes

Jumbo dhe Fondacioni Mane rinovojnë çerdhen në Ferizaj. Hapësirë e re lojërash për 300 fëmijë

4 shkurt 2026
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE
Bota

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

5 qershor 2026
Evropa kundrejt Amerikës: Ku po rritet numri i miliarderëve më shpejt?
Ekonomi

Evropa kundrejt Amerikës: Ku po rritet numri i miliarderëve më shpejt?

3 maj 2026
Lajme

​SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 qershor 2026
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së
Kosova

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

10 qershor 2026
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Ekonomi

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

11 janar 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

30 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë