RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
​Kamberi: Vuçiq e çon Serbinë në diktaturë nëse e fiton betejën me qytetarët
🗺️ Rajoni

​Kamberi: Vuçiq e çon Serbinë në diktaturë nëse e fiton betejën me qytetarët

Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim

nga B G25 dhjetor 202425 dhjetor 2024

Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.

Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë atje.

Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë në një organizim të studentëve dhe sindikatave të fermerëve.

Atje po përkohet përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Nov Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Tash e disa javë, protestuesit kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit.

Revolta gjithëpopullore e qytetarëve, sipas Kamberit, vjen nga mosgatishmëria e Vuçiqit për të biseduar me grupet e pakënaqura.

“Kemi një revoltë të tillë gjithëpopullore në Serbi, kur absolutisht e shohim që ekziston një mosgatishmëri absolute e presidentit Vuçiq që të ulet të bisedojë me grupet e pakënaqura me studentë, qoftë me opozitën, qoftë me pakicat që janë grupet më të margjinalizuara. Do të shohim sa do të zgjasë, cili do të jetë niveli dhe dinamika e protestave këto ditë në Serbi. Regjimi pret që festat e fundvitit të sjellin një ulje pak të protestave, sepse njerëzit janë të marrë në protesta por nga ana tjetër ata që janë në prapaskena të organizimit të protestave duhet ta dinë se nëse ndërpritet, i ndalet hovi, ato edhe do të pushojnë aty”, deklaron Kamberi për kp

Në përpjekje për të penguar protestat, Qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët.

Dhuna e herëpashershme ka përcjellur protestat, ndërkaq nga grupe pro-qeveritare ka pasur përpjekje për të penguar protestat.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë deklaron për KosovaPress se Vuçiq do të parandalojë çdo përpjekje për të mos e rrezikuar regjimin e tij.

“Në rast se Vuçiq e fiton këtë betejë me qytetarët e revoltuar, mendoj që do ta çojë Serbinë prej autokracisë në drejtim të një diktature, ku do të vendos ligje dhe rregulla të hekurta në mënyrë që të parandalojë çfarëdo përpjekje tjetër që në këtë formë të rrezikohet regjimi i tij. Ajo që është me rëndësi për vitin tjetër të shohim se cili do të jetë reagimi i Bashkimit Evropian ndaj protestave dhe ndaj regjimit të Vuçiqit në tërësi, çfarë qëndrimi do të mbajnë ata dhe çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me një shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, që merr financat nga BE por që mendjen e ka tek perandoritë e lindjes, qoftë te Rusia, qoftë te Kina”, përfundon ai.

Vuçiq, i cili akuzohet për sundim gjithnjë e më autokratik ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

24 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

38 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

51 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë