Kërkohet fillimi i procesit të reformës zgjedhore
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po vlerëson se zgjedhjet kanë pamundësuar efikasitetin e punës së Kuvendit, për çka në tryezën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikimi i saj në pu
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po vlerëson se zgjedhjet kanë pamundësuar efikasitetin e punës së Kuvendit, për çka në tryezën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikimi i saj në punën e Kuvendit të Kosovës”, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reflektojnë për reformën zgjedhore.
Gjatë kësaj tryeze u kritikua numri i vogël i seancave të mbajtura gjatë vjeshtës, ndërkohë që nuk mbetën pa u përmendur as mungesat jo të pakta të deputetëve në to.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se Kosova deri tash ka arritur standarde në proceset zgjedhore në rajon.
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezantuan një raport dhe një analizë të shkurtër që trajtojnë në dy forma të ndryshme tematikat e tryezës.
Në prezantimin e raportit “Dy raunde të zgjedhjeve lokale – dy lloje fushatash”, Eugen Cakolli, tha se në formatin e fushatës, dy raundet e zgjedhjeve shpërfaqën qasje të ndryshme nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





