RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Kërkohet nga Chelsea dhe Arsenali, babai i Mac Allister flet për të ardhmen e lojtarit
Futboll

Kërkohet nga Chelsea dhe Arsenali, babai i Mac Allister flet për të ardhmen e lojtarit

Carlos Mac Allister ka lënë të kuptohet se djali i tij Alexis mund të largohet nga Brightoni gjatë verës pas interesimit të raportuar nga Arsenali dhe Chelsea. Alexis Mac Allister ka rritur vlerën e t

nga Venera Grabanica20 shkurt 202320 shkurt 2023

Carlos Mac Allister ka lënë të kuptohet se djali i tij Alexis mund të largohet nga Brightoni gjatë verës pas interesimit të raportuar nga Arsenali dhe Chelsea.
Alexis Mac Allister ka rritur vlerën e tij pas paraqitjeve të mira për Argjentinën në Kupën e Botës, pasi ai luajti një rol kyç në rrugën që çoi në shpalljen e Argjentinës kampione të botës. 24-vjeçari e ka vazhduar formën e tij mbresëlënëse në Brighton, duke çuar në spekulime për një transferim tek ndonjë klub i madh pas përfundimit të sezonit.
Babai i Mac Allister tani ka pranuar se planet janë që djali i tij të kërkojë një largim në fund të sezonit dhe ai nuk pret që Brighton ta pengojë në realizimin e ëndrrës së tij.
Duke folur për “TyC Sports” , Carlos Mac Allister tha: “Për momentin, ai është në Brighton. Më duket një gjë shumë e mirë që ai është kthyer nga Kupa e Botës dhe nuk ka kërkuar për t’u larguar, duke shijuar suksesin me qetësi dhe në paqe, në një ekip që e do shumë.”
“Pritja që ka pasur ka qenë më e mira. Ai është shumë mirë në klub. Të gjithë e dimë se në korrik do të ketë mundësi për t’u larguar. Por para Kupës së Botës, Alexis rinovoi kontratën e tij në mënyrë që edhe klubi ta ketë mundësinë e një transferimi të rëndësishëm dhe të përfitojë sa më shumë”, shtoi ai.
Si Chelsea ashtu edhe Arsenali raportohet se ishin të interesuar për nënshkrimin e argjentinasit gjatë afatit kalimtar të janarit, por asgjë nuk u konkretizua . Ndërsa Brighton shiti Leandro Trossard në Arsenal, Mac Allister vazhdoi në stadiumin “Amex”. Megjithatë, të dy gjigantët e Premier Ligës janë ende në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe mund të ndjekin yllin e Brightonit edhe një herë kur të rihapet dritarja e transferimeve të verës.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

22 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

22 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

39 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

54 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

56 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë