Kërkohet paraburgim për policin që dyshohet për “dhunim” e “shantazh”
Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për dhunim, shantazh dhe fotografim apo incizim të paautorizuar. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot se
Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për dhunim, shantazh dhe fotografim apo incizim të paautorizuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot se ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj të pandehurit (zyrtar policor), G.L., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.
Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Pejë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






